SHBA ende pa një marrëveshje për rritjen e tavanit të borxhit! Takimi Biden-McCarthy përfundon pa asnjë rezultat

SHBA ende pa një marrëveshje për rritjen e tavanit të borxhit! Takimi Biden-McCarthy përfundon pa asnjë rezultat

Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy

Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy nuk arritën marrëveshje të hënën për rritje të tavanit të borxhit prej 31.4 trilion dollarësh të qeverisë amerikane vetëm 10 ditë përpara se një mospagesë e mundshme mund të fundosë ekonominë amerikane.

Megjithatë, të dy u zotuan të vazhdojnë të bisedimet.Presidenti demokrat dhe republikani kryesor në Kongres janë përballur me sfida në arritjen e një marrëveshjeje. McCarthy po ushtron presion mbi Shtëpinë e Bardhë për të rënë dakord për shkurtimet e shpenzimeve në buxhetin federal, të cilin Biden e konsideron si një kërkesë "ekstreme".

Në të kundërt, presidenti po mbron taksat e reja të vendosura, që republikanët tashmë i kanë refuzuar.Të dyja palët theksuan nevojën për të shmangur falimentimin me një marrëveshje dypartiake pas takimit të së hënës në mbrëmje, dhe sinjalizuan se do të bisedonin rregullisht në ditët në vijim.

“Ne përsëritëm edhe një herë se falimentimi nuk është opsion dhe mënyra e vetme për të ecur përpara është në mirëbesim drejt një marrëveshjeje dypartiake”, tha Biden në një deklaratë pas takimit, të cilin ai e quajti “produktiv”.

McCarthy u tha gazetarëve pas më shumë se një ore bisedimesh me Biden se negociatorët "do të mblidhen së bashku, do të punojnë gjatë gjithë natës" në përpjekje për të gjetur gjuhën e përbashkët.

"Unë besoj se ne ende mund ta arrijmë [marrëveshjen]", tha McCarthy.

Ai nuk është i gatshëm të marrë në konsideratë planin e Biden për të ulur deficitin duke rritur taksat për të pasurit dhe duke mbyllur boshllëqet e taksave për industrinë e naftës dhe industrinë farmaceutike. McCarthy tha se është i fokusuar në reduktimin e shpenzimeve në buxhetin federal për vitin 2024.

Demokratët dhe republikanët kanë afat deri më 1 qershor për të rritur kufirin e vetëhuamarrjes së qeverisë, ose përndryshe do të rezultojë në një falimentim të paprecedentë të borxhit. Ekonomistët paralajmërojnë se mospagimi i borxhit mund të çojë në një recesion.

Çdo marrëveshje për të rritur kufirin duhet të kalojë të dyja dhomat e Kongresit, dhe për këtë arsye varet nga mbështetja dypartiake. Republikanët e McCarthy kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa demokratët e Biden-it mbajnë Senatin.

Një dështim për të hequr tavanin e borxhit do të shkaktonte një tronditje në tregjet financiare dhe do të rriste normat e interesit në çdo gjë, nga pagesat e makinave deri te kartat e kreditit.

Do të duhen disa ditë për të lëvizur legjislacionin përmes Kongresit nëse dhe kur Biden dhe McCarthy arrijnë një marrëveshje. McCarthy tha se një marrëveshje duhet të arrihet këtë javë që ajo të kalojë Kongresin dhe tënënshkruhet nga Biden në kohë për të shmangur falimentimin.

Fëmijët afganë pozojnë për një foto në fabrikën e tullave ku punojnë në periferi të Kabulit. Ka të paktën 1 milion fëmijë që punojnë në Afganistan, ku të ardhurat janë ulur dhe miliona njerëz janë në prag të urisë.REL

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Biden: 23/05/2023 11:47

    Amerika fryhet si gjel deti por nga brenda eshte nje shtet i kalbur me nje borxh qe teorikisht eshte shtet i falimentuar dhe nese nuk ngrihet tavani do mari te gjatin si i takon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)