SHBA: Erdhi makina e së vërtetës për Byronë e Hetimit, shumë shpejt ish-zyrtarët dhe bosët do japin llogari

SHBA: Erdhi makina e së vërtetës për Byronë e Hetimit, shumë shpejt ish-zyrtarët dhe bosët do japin llogari

TIRANE-Ambasada e SHBA-së në Shqipëri deklaron se shumë shpejt bosët e krimit dhe ish-zyrtarët e lartë në politikë që kanë abuzuar do të japin llogari para institucioneve të reja të drejtësisë, SPAK-ut dhe BKH-së. Selia diplomatike amerikane në Tiranë shpjegon edhe mënyrën si do të rekrutohen hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Përmes një video ambasada tregon se si 4 milionë dollarë që Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka dhënë për BKH-në, do të përdoren në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për zhvillimin e sistemit etik, transparent dhe profesional të drejtësisë që qytetarët e saj meritojnë.

"Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, mësoni se si Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), njësia hetuese dhe një nga dy elementët e SPAK, do të veprojë në mënyrë të ngjashme me FBI-në amerikane dhe do të hetojë korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar.

Elementi i dytë i SPAK, Zyra e Prokurorit të Posaçëm ose SPO, do të çojë në gjykatë çështjet e hetuara nga SPAK. Në të kaluarën njerëzit me para mund të ndikonin sistemin gjyqësor, por sapo të themelohen BKH dhe SPAK që ish-zyrtarë dhe bosë të krimit të japin llogari. SHBA ka dhënë 4 mln dollarë për BKH. Trajnimi i hetuesve do të bëhet SHBA. Këshilltarë nga SHBA po punojnë që BKH të ketë vendin e punës dhe procedurat e përshtatshme administrative për të kryer punën e saj. SHBA do të mbështesin BKH. Ne do të kontribuojmë me financime.

Puna e hetuesve do të jetë sfiduese, fizikisht dhe mendërisht ne do të ndihmojmë për standardet e rrepta. Për të vlerësuar integritetin dhe ndershmërinë e aplikuesve në BKH jemi duke trajnuar ekspertë të rinj poligrafë në administrimin e testimeve poligrafike duke përdorur pajisjet që kemi dhuruar. BKH do të jetë këtu shumë shpejt. Priten të fillojë shpejt një rinovim tërësor i godinës së selisë qendrore. Pajisjet e teknologjisë janë në rrugë e sipër dhe poligrafët e parë janë testuar dhe pajisjet kanë mbërritur. Shumë shpejt do të rekrutohet drejtori i parë i BKH-së" deklaron ambasada e SHBA-së. Pas zgjedhjes së kreut të SPAK, në ditët në vijim pritet të hapet gara për drejtuesin e BKH.

Por çfarë është makina e së vërtetës (Poligrafi) dhe si funksionon ajo? Poligrafi bazohet mbi faktin se gënjeshtra provokon përgjithësisht ankth, që nga ana e tij modifikon parametrat fiziologjike, si presioni i gjakut, frekuenca kardiake, ritmi i frymëmarrjes e deri tek rezistenca e ndryshuar e lëkurës ndaj përcjelljes se rrymës elektrike. Që në vitin 1913 është ndërtuar një makine e tillë, e cila ishte në gjendje që të gjitha këto parametra t’i përmblidhte në një raport grafik.

Makina e të vërtetës, përdoret nga FBI-ja gjatë marrjes në staf të punonjësve të rinj, por edhe gjatë pyetjes së dëshmitarëve, për çështje tepër delikate. Ndërsa në Tiranë se së bashku me aparaturën për asistencë do të mbërrijnë dhe specialistë të FBI-së, me qëllim përdorimin e saj, gjatë testimit të oficerëve që do jenë përzgjedhur për tu bërë pjesë e kësaj strukture hetimore.

Testi Poligrafik i FBI

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nori: 08/01/2020 23:34

    TEORI -ne praktike asgje,,,,..

    Përgjigju
  • Nastradini: 08/01/2020 18:22

    Do prishet poligrafi ne at far menyre sa dhe amerikant vete sdo i japin hall , kjo eshte nje barsalet e radhes parat i shoenzuam duke i bler vetes veglat pallavra me ere per ket vit

    Përgjigju
  • Shqip: 08/01/2020 14:43

    I bie mos t ngelet as njeri t gjith n burg. Poligrafi nuk eshte e sigurt se po t ishte do e perdorte vet amerika per politikanet e saj

    Përgjigju
    • Fgh: 10/01/2020 10:15

      @zbd Clidhje kane gjykatat, ajo flet per tu marr ne pune

    • zbd: 08/01/2020 22:44

      Ne Amerike gjykatat ushtarake e kane te ndaluar te perdorin polygrafin. Dhe gjykatat federale dhe te shteteve te vecanta ne pergjithesi e lene ne dore te gjykatesit nese do ose jo te perdoret. Military courts, however, have banned polygraphs altogether.Then there's the role of states. In Texas, for example, lie detectors are not admissible in criminal trials. In Florida, Georgia and Nevada, the test can be used if everyone agrees to it. https://www.cnn.com/2018/03/21/health/lie-detector-facts-accuracy/index.html

    • tani: 08/01/2020 15:55

      Shqip mik.Taman prototip I shqiptarit.Gjithcka din,por e verteta eshte se je kaq injorant sa nuk din asgje.Netto shqiptar,fatkeqesisht

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë