SHBA, Erjona Rusi: Votuesit të 
pakënaqur me të dy kandidatët

SHBA, Erjona Rusi: Votuesit të <br />pakënaqur me të dy kandidatët
Gazetarja e Report Tv, Erjon Rusi, e cila është përzgjedhur që të jetë pjesë e shtypit të huaj në Departamentin Amerikan të Shtetit, për të ndjekur nga pranë zgjedhjet Presidenciale, thotë se qytetarët amerikanë kanë pakënaqësi ndaj të dy kandidatëve.
 
Sipas saj, tendenca e votuesve amerikanë shkon deri aty sa kërkojnë edhe thyerjen e këtij bipolariteti, për t'i hapur rrugë kandidatëve të tjerë.   
 
"E gjithë atmosfera tregon se ka një pakënaqësi shumë të madhe për të dy kandidatët dhe për këtë arsye një pjesë e mirë e njerëzve dhe qytetarëve të thjeshtë, qoftë edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, kërkojnë thyerjen e këtij bipolariteti, pra mbizotërimin e dy partive politike amerikane dhe mundësinë e të pasurit të tjerë kandidatë dhe të tjera parti që të kenë mundësinë të përfaqësojnë zërin e tyre që nuk janë dëgjuar deri më sot. Duket se ka një pakënaqësi të madhe nga qytetarët që thonë se qoftë republikanët e qoftë demokratët i kanë harruar problemet e hallet e thjeshta të qytetarëve amerikanë dhe janë fokusuar më shumë në politikën ndërkombëtare, në politikën e jashtme për të bërë Amerikën edhe më të fuqishme, në fakt vazhdon të jetë një vend i tillë. Rëndësi i kushtohet shumë fokusit dhe rikthimit të fokusit tek jeta e përditshme te problemet e jetës së përditshme të qytetarëve amerikanë. Ndaj ka një pakënaqësi shumë të madhe qoftë ndaj republikanëve qoftë ndaj demokratëve. Kjo ndihet tek të gjithë qytetarët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile të cilët e theksojnë një gjë të tillë. Mbase është ky momenti për nja fazë të re në politikën amerikane dhe për t’i dhënë fund dualitetit të dy partive kryesore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka 10% më shumë peshë sa i përket votuesve dhe numrit të votuesve për faktin ka një lloj mungese interesimi veçanërisht nga të rinjtë dhe ka jashtëzakonisht interes për t’i bërë qytetarët sidomos të rinjtë për tu angazhuar më shumë për procesin zgjedhor dhe për t’i çuar ata drejt votimit", u shpreh gazetarja e Report Tv nga Washingtoni, Erjona Rusi.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar