SHBA/ FBI në ndjekje të biologes ushtarake kineze, e strehuar në konsullatën e San Francisko-s

SHBA/ FBI në ndjekje të biologes ushtarake kineze, e strehuar në konsullatën e San Francisko-s

Një biologe ushtarake kineze është bërë një tjetër arsye për tensionin midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës pas mbylljes së zyrës diplomatike në Houston.

E dyshur se ka hyrë në SHBA me një vizë të rreme dhe duke mohuar lidhjet, që sipas amerikanëve që ajo ka, me ushtrinë e Pekinit, pasi u pyet nga FBI më 20 qershor Tang Juan mohoi gjithçka dhe u zhduk, dhe dyshohet se është strehuar në konsullatën kineze në San Francisko.

Sipas federatave amerikanë, pretendimet e biologes se ajo nuk i përket ushtrisë kineze janë mohuar nga fotot ku ajo shfaqet e veshur me uniformën e kadetit të ushtrisë popullore. Tang "mohoi të kishte milituar në ushtri" duke shpjeguar se uniforma ishte e detyrueshme në universitetin e saj sepse ishte një shkollë ushtarake.

Historia tani është pjesë e një hetimi më të gjerë nga prokurorët federal, për një program të realizuar nga ushtria kineze, përmes universiteteve dhe qendrave të tyre kërkimore, "për të dërguar në SHBA shkencëtarë ushtarakë nën mbulesë të rreme".

"Ka prova që në të paktën një rast një shkencëtar ka kopjuar ose vjedhur informacione nga institucionet amerikane me urdhrër të drejtpërdrejtë të eprorëve ushtarakë në Kinë", thonë prokurorët.

Xi Wang u arrestua në aeroportin e Los Anxhelos muajin e kaluar ndërsa po përpiqej të kthehej në Kinë. Ministria e jashtme kineze e ka quajtur arrestimin e Wang, i specializuar në studimin e sëmundjeve kardiovaskulare, si "një përndjekje politike e ashpër".

Pekini premtoi hakmarrje për mbylljen të mërkurën të konsullatës kineze në Houston, e kërkuar nga Uashingtoni një ditë pasi drejtësia amerikane akuzoi dy hakerë kinezë për ndërhyrje në rrjetet e korporatave në të gjithë botën. Në Twitter, Senatori republikan Marco Rubio, president i komisionit të inteligjencës së Senatit, tha se konsullata e Houston ishte një "nyje qendrore e rrjetit të gjerë të spiunazhit të Partisë Komuniste".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja