SHBA, fillon punën Kongresi i
113, zgjidhen senatorët e rinj

SHBA - Në Washington filloi punën të enjten Kongresi i 113 i SHBA-ve. Republikanët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve me 235 ligjvenës nga 199 që kanë demokratët, ndërsa demokratët kontrollojnë Senatin me 55 anëtarë nga 45 që kanë republikanët.

Pas ceremonisë së betimit të senatorëve të rinj dhe atyre të rizgjedhur, republikanët në Dhomën e Përfaqësueve rizgjodhën ligjvënësin John Boehner si kryetar ku sipas ligjit amerikan, ai është i dyti në radhë, pas nënpresidentit Joe Biden, për të zëvendësuar presidentin. 62 vjeçari nga Ohaio, në Kongres që prej 21 vjetësh u shpreh para ligjvënësve se ëndrra amerikane është në rrezik dhe se ne nuk duhet të dështojmë.

Githashtu senati do të ketë njeriun e parë me ngjyrë republikanin Tim Scott, Guvernator në Karolinën e Jugut, i cili zëvëndësoi senatorin në pension Jim Demint. Ligjvenësit e rinj dalë nga zgjedhjet e nëntorit 2011 do të ndeshen me nivelin e lartë të borxhit si dhe me dy çështje të tjera, po aq delikate si kontrolli i shitjes së armëve dhe reforma e migracionit.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Turpërimi në Superkupë, Pique dhe Iniesta provokojnë Realin me 'manita'! Ancelotti: Në finale s'luajtëm futboll

Turpërimi në Superkupë, Pique dhe Iniesta provokojnë Realin me 'manita'! Ancelotti: Në finale s'luajtëm futboll