SHBA-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbajtur fjalimin e tij të parë përpara Kongresit, ku ka kërkuar një bashkëpunim nga të dyja forcat politike të vendit.
Në prag të fjalimit, Trump deklaroi se ishte i gatshëm për një kompromis për reformën e emigracionit, që mund të përfshijë legalizimin e një pjese prej miliona njerëzve që jetojnë në SHBA në mënyrë të paligjshme si dhe një shteg drejt marrjes së shtetësisë amerikane për kategorinë e të rinjve të quajtur “dreamers”.
Ndërkohë gjatë fjalimit, presidenti Trump, ka kërkuar bashkëpunimin e dy forcave politike për të shfuqizuar “Obamacare” dhe ndërtimin e një sistemi të ri për sigurimet shëndetësore në vend.
Ai gjithashtu zbuloi se kishte në plan për të hapur mijëra vende pune për qytetarët amerikanë si dhe i bëri thirrje Kongresit për të miratuar një projekt për të rindërtuar infrastukurën e vendit.
Nga ana tjetër, Trump deklaroi se kishte kërkuar një plan për lufën kundër të ashtuquajturi Shtet Islamik, ku shtoi se në të do të përfshiheshin edhe aleatët e SHBA-së.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com