DAMASK - SHBA do të kryejë fluturime survejimi mbi Siri në kuadër të goditjeve të mundshme ajrore kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik (EI), tashmë prekur nga sulmet ajrore amerikane në Irak, progresi i shpejtë i të cilëve ka ngjallur shqetësimin e Perëndimit.
Regjimi i Damaskut është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me komunitetin ndërkombëtar, përfshirë këtu me Uashingtonin, për të luftuar kundër xhihadistëve, por ka nënvizuar se çdo goditje duhej bërë në bashkëpunim me të, ndryshe do të konsiderohej si një sulm.
SHBA, që ka kryer 100 goditje ajrore kundër pozicioneve të Shtetit Islamik në veri të Irakut që prej 8 gushtit, ka përmendur javën e kaluar mundësinë për të shtrirë këto sulme në Sirinë fqinje pas vrasjes së një gazetari amerikan, James Foley nga luftëtarët e këtij grupi ultra-radikal./ATSH/
/Shqiptarja.com