SHBA – FMN: Ndihma për Greqinë do të përfshijë edhe krizën e imigrantëve

/ATSH-AFP/ - Bisedimet për planin e ndihmës për Greqinë do të marrin në konsideratë edhe ndikimin e krizës së refugjatëve mbi financat publike, tashmë të dobësuara, theksoi sot zëdhënësi i Fondit Monetar Ndërkombëtar.
"Mendoj se çështja e presioneve buxhetore shtesë me të cilat vendi mund të përballet do të jetë pjesë e këtyre bisedimeve", deklaroi Gerry Rice, në përgjigje të një pyetjeje për fluksin e refugjatëve.
Pikë së pari, Greqia po përballet çdo ditë me refugjatë në brigjet e saj dhe ka kërkuar një ndihmë specifike nga Komisioni Evropian.
Vendi, në prag të një krize të rëndë ekonomike, ka nisur përveç të tjerave diskutimet me kreditorët evropianë dhe FMN për zbatimin e planit ndërkombëtar të ndihmës me vlerë prej 86 miliardë eurosh.
Pyetur mbi mundësitë që Athina mund të përfitojë një ndihmë shtesë për shkak të ndikimit të refugjatëve, zëdhënësi i FMN-së konfirmoi se nuk kishte detaje.
Për momentin Athina nuk ka kërkuar përmirësime në programin e saj ekonomik, por ka kërkuar një rikthim të TVSH-së pak më të ulët për ishujt grekë më të prekur nga kriza e imigrantëve./
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Kategoria Superiore/ Nis sezoni i ri, Teuta përmbys Bylisin në Durrës, kampionët fitojnë pastër ndaj Dinamos! Nesër zbresin në fushë Tirana dhe Partizani