Gjashtë të rinj nga Minesota, të moshës nga 19 deri në 21 vjeç u arrestuan dhe u shpallën fajtor për përpjekjet për t'iu bashkuar grupit të Shtetit Islamik në Siri, njoftoi sot FBI dhe drejtësia amerikane.
"Akuzat u bënë pas një viti nën mbikëqyrjen e FBI të një grupi të rinjsh të dalë nga komuniteti me origjinë somaleze të Minneapolisit", sipas këtyre burimeve.
"Këta rinj janë të vendosur për t'iu bashkuar një organizate terroriste me të gjitha mjetet e mundshme", nënvizoi prokurori federal i Minesotas", Andrew Luger.
Sipas aktakuzës, disa përpjekje për tu nisur në Siri kanë dështuar para se FBI-ja dhe drejtësia amerikane të vendoste kryerjen e arrestimeve.
Këta gjashtë persona janë përpjekur disa herë për të lënë Shtetet e Bashkuara nga dy aeroporte, njëri në San Diego dhe tjetri në Nju Jork. Në të dyja rastet atyre u është ndaluar udhëtimi dhe ishin nën vëzhgim prej shërbimeve të sigurisë. /
/atsh/