TIRANE- Gjykata e Lartë amerikane vazhdon sot shqyrtimin për cështjen e martesave të homoseksualëve. Nëntë gjykatësit do të dëgjojnë mbrojtjen e Aktit të Martesës, ligj federal që përcakton martesën si akt mes një burri dhe një gruaje.
Gjykatësit po shqyrtojnë nëse Propozimi 8 i Kalifornisë shkel klauzolën për mbrojtje të barabartë sipas Kushtetutës amerikane. Mbështetësit dhe kundërshtarët e martesave të homoseksualëve janë mbledhur jashtë Gjykatës së Lartë për disa ditë.
Mbështetësit e martesave e të njëtit gjini thonë se shpresojnë në një vendim të ngjashëm me atë të vitit 1967 që hodhi poshtë ligjet shtetërore që ndalonin martesat mes racave të ndryshme.
Sondazhet e fundit të opinionit publik tregojnë se pjesa më e madhe e amerikanëve mbështesin martesën mes të njëjtit gjini, e cila është e ligjshme në nëntë shtete amerikane dhe mbështet nga shumë politikanë të lartë si ish sekretarja e shtetit Hillary Clinton. Por shumë shtete amerikane kanë miratuar shtojca në Kushtetutat e tyre, që ndalojnë martesat homoseksuale. Kundërshtarët thonë se Akti i Martesës, firmosur nga ish presidenti amerikan Bill Clinton në vitin 1996 duhet të mbrohet për të siguruar familjen tradicionale.
(lç/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com