SHBA, gjykata kundër Trump, bllokon
urdhrin e ndalimit të emigrantëve

SHBA, gjykata kundër Trump, bllokon<br />urdhrin e ndalimit të emigrantëve
SHBA-Një gjykatës federal në Hawaii, ka bllokuar urdhrin e ri ekzekutiv të presidentit të presidentit Donald Trump, mbi ndalimin e hyrjes së emigrantëve në Shtetet  e Bashkuara të Amerikës.
 
Gjyqtari Derrick Watson, u shpreh se vendimi i qeverisë për të ndaluar hyrjen e personave nga shtetet e përshira në urdhrin e ndalimit, për shkaqe të kërcënimit të sigurisë kombëtare ishte marrë mbi "prova të diskutueshme".
 
Nga ana tjetër, presidenti Trump e ka përshkruar vendimin e gjykatës si një humbje të madhe të ekulibrit gjyqësor në vend.
 
"Vendimi i gjykatës për bllokimin e urdhërit ekzekutiv i bëri Shtetet e Bashkuara të Amerikës të duken të dobëta", tha Trump gjatë një tubuimi mbrëmjen e djeshme në Tennessee, ku ka paralajmëruar edhe dërgimin e çështjes në gjykatën supreme.
 
Urdhëri  i presidentit Trump për emigrantët, parashikonte ndalimin e hyrjes në SHBA për 90-të ditë,  të shtetasve  nga  gjashtë vendeve me shumicë myslimane, si dhe ndalimin për 120 ditë të hyrjes të të gjithë emigantëve.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit