Shpesh herë, të burgosurit në burgje të ndryshme të botës, arrijnë që të hapin dyert e qelive dhe të arratisen. Por krejt e kundërta ka ndodhur në një burg të sigurisë së lartë në

SHBA aty ku të burgosurit, ndonëse me pranga në duar, kanë arritur që të hapin derën e qelisë dhe ti shpëtojnë jetën gardianit.

Në një video, që po bën xhiron e botës, konstatohet se, të burgosurit kanë hapur derën e qelisë dhe i kanë dhënë ndihmën e parë gardianit që kishte pësuar infarkt kardiak.

Sapo siguria e burgut ka parë pamjet në kamerat e sigurisë, ka shkuar pranë qelisë dhe i ka dhënë ndihmën mjekësore gardianit, ndërkohë që të burgosurit janë futur sërish në qeli.

Ky është një gjest që është përshëndetur edhe nga të burgosurit e tjerë, ndërkohë që administrata e burgut ka falënderuar të burgosurit për ndihmën.

Sakaq, gardiani më pas i është nënshtruar një ndërhyrje në zemër dhe siç raportohet është jashtë rrezikut për jetën.