SHBA, hetimet për ndërhyrjen ruse
merret në pyetje Kryeprokurori

SHBA, hetimet për ndërhyrjen ruse<br />merret në pyetje Kryeprokurori<br>
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Jeff Sessions është marrë në pyetje  për disa orë gjatë javës së kaluar për sa i përket hetimit mbi një ndërhyrjeje ruse në procesin zgjedhor të vitit 2016.

Lajmi për marrjen në pyetje të Sessions është konfirmuar për BBC nga Departamenti  i Drejtësisë. Kryeprokurori është pjesëtari i parë i kabinetit të Presidentit Trump që është marrë në pyetje.

Ish- drejtori i FBI- së, Robert Muller është duke udhëhequr hetimin mbi akuzat e një ndërhyrjeje ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Muller i cili u caktua si një konsulent special është duke hetuar gjithashtu nëse shkarkimi i drejtorit të FBI-së, James Comey nga Trump gjatë muajit maj të vitit të kaluar ishte një përpjekje për të penguar hetimin.

Presidenti Trump deklaroi gjatë ditës së mërkurë se ai nuk ishte aspak i shqetësuar nga marrja në pyetje e kryeprokurorit Sessions.

Redaksia online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS