Regjisori, producenti dhe filantropi i njohur në SHBA, Steve Bing ka vdekur në moshën 55-vjeçare.
Mediat e huaja shkruajnë se ai u vetëvra duke u hedhur nga kati i 27 i ndërtesës ku banonte në Los Angeles.
Mediat amerikane shkruajnë se Bing kishte kaluar në depresion gjatë izolimit të pandemisë, por është ende e paqartë nëse kjo ka lidhje me vetëvrasjen e tij.
Pasuria e tij llogaritet diku tek 590 milionë dollarë. Steve Bing kishte trashëguar pasurinë nga gjyshi i tij që në vitet 1920 ndërtonte apartamente dhe vila luksoze në Nju Jork.
Vdekja e tij ka shokuar SHBA-në, pasi një njeri i tillë, që e kalonte jetën me festa dhe femra të shumta, nuk të jepte përshtypjen e një tipi të vetmuar.
Ai kishte miqësi të fortë edhe me Bill Clinton, i cili bëri një status prekës në rrjetet sociale, pas vetëvrasjes së Bing, në të cilin shkruante se
“Ai kishte një zemër të madhe dhe ishte i gatshëm të bënte gjithçka që mundte për njerëzit dhe parimet që ai besonte"