Ndonëse na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet presidenciale dhe diferenca mes dy kandidatëve është shumë e vogël, akuzat mes tyre nuk kanë të sosur ndërsa përpiqen të bindin votuesit amerikanë.
Kandidatja demokrate, Hillary Clinton, ka shtuar sulmet e saj ndaj rivalit Donald Trump, duke e etiketuar atë si një kritikues të grave për pamjen e tyre fizike.
Ish-sekretarja tha se Trump kishte një histori 30-vjeçare të “degradimit, poshtërimit fyerjeve dhe sulmeve” ndaj grave.
Duke folur në Florida, ku u shfaq në podium përkrah ish-Miss Univers, Alicia Machado, Clinton u shpreh se Trump e kishte etiketuar si “Miss Derrkuci” pasi kjo e fundit kishte shtuar në peshë.
Ish-sekretarja vijon të ketë mbështetjen e presidentit Obama i cili gjatë një fjalimi i ftoi amerikanët të zgjedhin shpresën pasi Clinton do të jetë një zgjedhje e shkëlqyer.
Ndërkohë FBI nuk ndalet me deklaratat e saj por tashmë përmendet edhe emri i bashkëshortit të Hillary Clinton.
Byroja Federale ka publikuar një dokument me 129 faqe ku hidhet dritë sesi Bill Clinton në ditën e fundit të mandatit në 2001 ka ndihmuar një mikun e tij financier t’u shpëtojë akuzave për evazion fiskal.
Ndonëse FBi është vënë përpara akuzave, kjo e fundit vijon të mbrojë vendimin e saj se ka nuk bërë gje tjetër vecse ka respektuar ligjin.
Sakaq, Trump e ka quajtur Clinton ” të korruptuar” dhe tha se nëse ajo zgjidhet presidente, vendi do të pësojë krizë institucionale.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com