WASHINGTON - Sekretarja e Departamentit amerikan të Shtetit, Hillary Clinton iu nënshtrua sërish një trajtimi spitalor, pas zbulimit të një tromboze si pasojë e një goditjeje në zemër që pësoi në fillim të këtij muaji.
Clinton u sëmur në fillim të muajit dhjetor pas problemeve në stomak dhe si rrjedhojë i ra të fikët dhe goditi kokën. Clinton do të qëndrojë në spital për 48 orët e ardhshme dhe mjekët do të vendosin nëse ka nevojë për trajtim të mëtejshëm.
Ajo do të mbajë detyrën e saj si Sekretare e Shtetit deri në muajin janar kur, presidenti amerikan Barack Obama do të marrë mandatin e tij të dytë presidencial në krye të Shtëpisë së Bardhë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com