SHBA/ Humb jetën në aksident ish-drejtori i Postës së Lezhës! Jetonte me familjen në Amerikë prej 4 vitesh

SHBA/ Humb jetën në aksident ish-drejtori i Postës së Lezhës! Jetonte me familjen në Amerikë prej 4 vitesh

Petrit Marku

SHBA- Petrit Marku, 51-vjeç, ish-drejtori i Sigurimeve Shoqërore dhe Filialit te Postës në Lezhë ka humbur jetën në një aksident me makinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në autostradën “Interstate 91” në Middletown, New York. Marku humbi kontrollin e makinës që drejtonte tip “Ford F-350” duke u përplasur me një mjet tjetër tip “Volvo TK”.  Pavarësisht se u dërgua në spital,  Marku nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

51-vjeçari jetonte në SHBA  bashkë me familjen prej 4 vitesh. Petrit Marku po ashtu ka qenë drejtues institucionesh gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike në vitet 2005-2013 .

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • F350: 07/11/2022 00:28

    Ngishellime familjes Mar shkosh nga 'humbas e kontrollit" te makines... Mese jeni laminate beninedhe pak analize.. F350 nuk shket kollaj nga rruga. Eshte makina pickup me e fuqishme e Ford Nëse done klikime kot, I. Errni me bollek. Qokat mos I beni pa kuptim se 5-10% nuk e beaojne... Gazetaria nuk ka vetem euforizmin mediatik por edhe te verteten

    Përgjigju
    • andi: 07/11/2022 08:20

      Ngjarja ka ndodhur dhe gazetari jep lajmin. Nqs do analizen kerkoje ne internet se ke shume mire te sqaruar nga mediat amerikane. Ngushellime familjareve!

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!