SHBA, humbet këmbët dhe duart për shkak të një infeksioni marrë nga pështymja e qenit të tij, por vendos të mos ndahet me të

SHBA, humbet këmbët dhe duart për shkak të një infeksioni marrë nga pështymja e qenit të tij, por vendos të mos ndahet me të

Një burrë ka humbur krahët dhe këmbët për shkak të një infeksioni të rrallë të marrë nga pështymja e qenit të tij, por vendos të mos ndahet nga kafsha besnike.

49-vjeçari rrezikoi të vdiste pasi u diagnostikua me bakterin ‘capnocytophaga’, i cili ul në masë të ndjeshme sistemin imunitar

Greg Manteufel, një burrë 49-vjeçar nga Wisconsin, në Shtetet e Bashkuara, rrezikoi të vdiste pasi u diagnostikua me bakterin ‘capnocytophaga’, që zakonisht gjendet në pështymën e qenve dhe maceve dhe që ul në masë të ndjeshme sistemin imunitar.

Për ta shpëtuar nga vdekja, mjekëve iu duhej të amputonin pjesë të krahëve dhe këmbëve, si dhe lëkurën e hundës dhe një pjesë të buzës së sipërme.

Burri filloi të ndjehet keq verën e vitit të kaluar. Ai kishte ethe, të vjella, diarre dhe ai mendoi se mund të ishte një grip i parëndësishëm. Familja, e shqetësuar për të, e çoi në spital, ku analizat treguan se ai ishte infektuar me ‘capnocytophaga’ dhe se bakteri kishte kompromentuar disa pjesë të trupit të tij.

Edhe pse Manteufel ishte i shëndetshëm, ai u infektua për shkak të një anomalie të rrallë gjenetike. Trupi i tij ka një ndjeshmëri të veçantë ndaj këtij bakteri, diçka për të cilën ai nuk kishte dijeni.

Për fat të mirë, Manteufel arriti të mbijetojë edhe sot jeta e tij ka ndryshuar shumë. Ai është i detyruar të përdor proteza, i duhet të bëjë shumë orë fizioterapi dhe do ti nënshtrohet ndërhyrjeve të tjera kirurgjikale në të ardhmen.

Edhe pas kaq shumë peripecive, Greg Manteufel nuk ka hequr dorë nga qeni i tij dhe zgjodhi ta mbante atë pranë vetes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Nuk jeni shumë të fokusuar te dashuria... horoskopi për sot

Nuk jeni shumë të fokusuar te dashuria... horoskopi për sot