Sali Berisha pranoi drejtpërdrejtë, se ka lobuar për të hequr ndalimin e udhëtimit drejt SHBA-ve bashkë me familjarët e tij. Ai nuk pranoi të tregojë se sa i ka kushtuar ky lobim, por thotë se paratë janë dhënë nga një fondacion që mbron kauzat e PD.

“Nuk kam zhvilluar negociatë me asnjë person. Ka një kod, po shkove në gjykatë, shko në gjykatë. A kanë lobuar për Berishën? Po kanë lobuar. Procedura është lobim. Nuk kam lobuar me administratën Biden, s’kam bërë asnjë lobim me administratën e Biden. Aty nuk ka procedurë tjetër përveç lobimit. Të vetmin sanksion që kam patur, ka qenë viza, janë përpjekur me vullnet patologjik ta kalojnë të thesari. Janë fondacion që ndihmon PD dhe ka marrë përsipër të mbrojë kauzën e PD”, tha Berisha.

Berisha nuk iu përgjigj pyetjes se Report tv nëse ishte ftuar nga ambasada amerikane në festën në Tiranë për 250-vjetorin e pavarësisë, ku ai mungoi.

Lajmi në përditësim...