Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë muajit tetor kanë arritur të hapin 250 mijë vende të reja të punës, vetëm për gjatë këtij muaji.
Lajmi është bërë i ditur nga Departamenti i Punës të premten në mëngjes, kur bëri të ditura shifrat e punësimit, njofton NY Times.
Mirëpo arritja e hapjes së këtyre vende të punës, sjedh që papunësia në këtë vend është vetëm 3.7%.
Gjithashtu në studim paraqitet se numri i atyre që punojnë ose kërkojnë punë është rritur për 711 mijë duke çuar përqindjen e fuqisë punëtore në 62.9% nga 62.7% sa ishte në shtator.