SHBA, jep dorëheqjen këshilltari i
Sigurisë Kombëtare, Michael Flynn

SHBA, jep dorëheqjen këshilltari i<br />Sigurisë Kombëtare, Michael Flynn
SHBA-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i presidentit Donald Trump ka dhënë dorëheqjen për shkak të kontakteve të tij me zyrtarë rusë.
 
Sipas raportimeve të mediave amerikane, Michael Flynn, ka dhënë dorëheqjen gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
 
Flynn është akuzuar se ka diskutuar sanksionet e vendosura nga SHBA-ja ndaj Rusisë, me ambasadorin rus, përpara se presidenti Donald Trump të merrte zyrtarisht presidencën.
 
Ndërkohë sipas raportimeve të BBC, ish këshilltari i Sigurisë Kombëtare ka mashtruar zyrtarët amerikan për bisedën e zhvilluar.
 
Më herët mediat raportuan se Departamenti Amerikan i Shtetit kishte njoftuar Shtëpinë e Bardhë për kontaktet e këshilltarit me zyrtarë rus, duke paralajmëruar se ai mund të ishte i prekshëm nga shantazhet  ruse.
 
Nga ana tjetër, përfaqësues së lartë të Partisë Demokratike bërën thirrje për shkarkimin e Flynn nga pozicioni i këshilltarit të Sigurisë Kombëtare.
Flynn në letrën e tij të dorëheqjes ka shkruar se “pa dashje kam informuar zëvendëspresidentin e zgjedhur dhe zyrtarë të tjerë me të dhëna jo të plota mbi telefonatat e  mia me ambasadorin rus”.
 
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e paligjshme për qytetarët që të diskutojnë çështje të diplomacisë si qytetar privat. Bisedat mes ish këshilltarit dhe ambasadorit rus janë zhvilluar përpara se ai të emërohej zyrtarisht në pozicionin e këshilltarit të Sigurisë Kombëtare.
 
Ndërkohë në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë është bërë e ditur se Gen Joseph Keith Kellogg, është emëruar si zëvendësuesi i përkohshëm i Michael Flynn.

Reagimi i Rusisë: Cështje e brendshme e SHBA, ligjvënësit rusë: Rradhën e ka Trump

Pas lajmit se Michael Flynn ëhstë dorëhequr pasi është shantazhuar nga rusët, reagon edhe Kremlini. Zëdhënësi Dmitry Peskov u shpreh se Rusia nuk do të komentojë dorëheqjen.

“Këto janë cështje të brendshme të amerikanëve, cështje të brendshme të administratës Trump. Nuk ka të bëjë me ne” shtoi ai.
 
Ndërsa ligjvënës rusë kanë mbrojtur gjeneralin Flynn duke thënë se ai është detyruar të dorëhiqet jo për shkak të gabimeve të tij  por për shkak të një fushate aggressive. “ Trump është objektivi tjetër” u shpreh senatori Alexei Pushkov.
 
 
Redaksia Online
D.T/e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë!

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë!