Pentagoni ka vendosur një radar për të zbuluar gjatë muajve të ardhshëm një sulme të mundshëm nga Koreja e Veriut, e cila deklaroi pak ditë më parë se kishte arritur të realizonte raketa balistike ndërkontinentale.

Radari i cili është vendosur në funksion edhe herë të tjera, këtë herë është për të monitoruar aktivitetin e raketave që mund të lëshoheshin nga Koreja e Veriut, këtë herë është vendosur në pjesën veriore të ishujve të Hawaii.

Ndërkohë mediat amerikane raportojnë se po merren masa shtesë për të monitoruar aktivitetin e Koresë së Veriut, por pa mundur t’i identifikojnë dhe publikojnë ato.

Nga ana tjetër zyrtarët amerikan shprehen se nuk besojnë se Koreja e Veriut të zotërojë  teknologjinë e nevojshme për rihyrjen e raketës në atmosferën e
planetit tonë, ndërkohë Koreja ka kryer tre teste të suksesshme raketash të cilat u përdorën për dërgimin e satelitëve në hapësirë, dhe kanë një teknologji e ngjashme me atë të përdorur në raketat ushtarake ndërkontinentale.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com