Roja Bregdetare e SHBA ka arritur të ndalojë një nëndetëse ngarkuar me drogë në Oqeanin Paqësor. Sasia e drogës së kapur dhe sekuestruar është 2200 kg dhe nëse do të hishej në treg, vlera e saj do shkonte në 69 milion dollarë.
Videoja operacionit të Rojes bregdetare amerikane e publikuar dje por ngjarja ka ndodhur në mes të muajit tetor.
Gjatë operacionit, efektivët e Rojes Amerikane arritën të arrestonin 4 persona që administronin nëndetësen dhe drogën.
Në 18 qershor të këtij viti, Roja bregdetare amerikane identifikoi një mjet lundrues, që më pas u identifikua si njëlloj nëndetëse e prodhuar në mënyrë artizanale nga një grup kriminal po tentonte të transportonte në territorin e SHBA një sasi gjigante kokaine, rreth 7 tonelata, për një vlerë në treg që tejkalon 569 milionë dollarët.
Roja bregdetare e SHBA, vitin e kaluar arriti të kapte rreth 7800 kg kokainë, me vlerë 260 milionë dollarë në Oqeanin Paqësor.