SHBA: Katari është një partner i pazëvendësueshëm në negociatat për pengjet

SHBA: Katari është një partner i pazëvendësueshëm në negociatat për pengjet

Ushtar i Hamasit

1704906308_hamas.png

Ushtar i Hamasit

“Katari ka qenë një partner rajonal kritik, integral dhe i pazëvendësueshëm për Shtetet e Bashkuara që nga shpërthimi i konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor", tha zëvendës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Vedant Patel.

Komenti i Patel erdhi në një konferencë për shtyp mbrëmë në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu që e cilësoi rolin e Katarit në përpjekjet ndërmjetësuese për të siguruar kthimin e pengjeve izraelitë nga Rripi i Gazës si "problematik". 

“Nuk kam asnjë vlerësim për të ofruar për këto komente, ajo që mund të them vetëm është se ne mezi presim të vazhdojmë të thellojmë partneritetin tonë dhe të punojmë me Katarin për një numër çështjesh kyçe”, tha zyrtari i SHBA-së.

Lidhur me këtë ka folur edhe zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Amerikane, John Kirby. 

"Katari është një partner kyç në rajon ne jemi mirënjohës për mbështetjen e tij në përpjekjet tona të vazhdueshme për të provuar të nxjerrim pengjet nga Gaza dhe t'i bashkojmë ata me familjet e tyre", tha Kirby në një deklaratë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Gjykata e Hagës pranon çështjen kundër Izraelit: Merrni masa për të shmangur gjenocidin


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite