SHBA janë gati të bombardojnë Korenë e Veriut të diktatorit Kim Jong un nëse lideri vijon të kërcënojë me programet bërthamore.
Vendime të tilla vijnë pasi Pheniani vazhdimisht ka kërcënuar me testimin e raketave bërthamore çka ka shkaktuar reagimin e Eashingtonit dhe aleatëve.
“Dua të jem i qartë. Politika e durimit mbaroi. Nëse Pheniani është një kërcënim atëherë ne kemi gati opsionin ushtarak” u shpreh sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson gjatë vizitës së tij në Korenë e Jugut ku shtoi se SHBA po parashikon edhe masa të tjera diplomatike dhe ekonomike.
Vizita e tij në Korenë e Jugut vjen pas 20 vitesh përpjekje të dështuara për të ndaluar që Koreja e Veriut t’i japë fund ambicieve të saj bërthamore.
Një paralajmërim i tillë vjen pikërisht pasi Kim Jong un pritet të takohet këtë të shtunë me presidentin kinez Xi Jinping.
Tillerson kritikoi edhe masat e marra nga ana e Kinës kundër Koresë së Jugut e cila nuk lejoi ndërtimin e një sistemi që gjurmonte armët koreaonoveriore. Pekini e konsideron sistemin si një rast i cili do të përshkallëzonte tensionet në rajon.
Sekretari amerikan përsëriti se SHBA nuk duan një konflikt të armatosur, por nëse Koreja e Veriut vijon të kërcënojë Korenë e Jugut apo forcat e armatosura amerikane atëherë do të marrë përgjigjen që meriton.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO