SHBA – Sekretari Amerikan i Shtetit Xhon Kerri ka përshëndetur Shqipërinë dhe Kroacinë në përvjetorët e tyre të anëtarësimit në NATO me anë të një mesazhi, që u publikua edhe nga ambasada amerikane në Tiranë. Në mesazhin e tij, Sekretari Amerikan shkruan:
“Në emër të Presidentit Obama dhe popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë përshëndes përvjetorët e pestë, e dhjetë dhe të pesëmbëdhjetë të zgjerimit të NATO-s. Më 1 prill 2009, Shqipëria dhe Kroacia iu bashkuan Aleancës,” shkruan ai duke e përfunduar mesazhin me fjalët: “ NATO është sot e fortë sepse anëtarët e saj ndajnë të njëjtat vlera.”
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com