SHBA – Kerry i kërkoi Moskës të respektojë plotësisht marrëveshjen me Kievin

UASHINGTON - Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i kërkoi Moskës të aplikojë plotësisht marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë, gjatë një bisede me homologun e tij rus, Serguei Lavrov, raportoi sot departamenti i Shtetit.
"John Kerry dhe ministri rus i Punëve të Jashtme, Serguei Lavrov, folën për situatën në Ukrainë dhe Kerry theksoi se Rusia duhet të aplikojë krejtësisht të 12 pikat e marrëveshjes së Minskut të arritur më 5 shtator", njoftohet në komunikatë.
Marrëveshja parashikon gjithashtu vendosjen e vëzhguesëve të OSBE-së në të dy krahët e kufirit mes Ukrainës dhe Rusisë.
Dy diplomatët folën edhe për negociatat mes fuqive të mëdha (grupi 5+1) dhe Teheranit mbi programin bërthamor iranian, sipas kësaj komuniakte.
Fuqitë e mëdha "5+1? (Kinë, SHBA, Francë, Britani e Madhe, Rusi dhe Gjermani) kanë negociuar prej disa muajsh me Iranin për të arritur një marrëveshje mbi programin bërthamor të shumë përforlur të Republikës Islamike, por ende nuk është gjetur gjuha e përbashkët./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?