KOMBET E BASHKUARA (SHBA), 22 gusht /ATSH-AFP/ - Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mblidhet sot në kuadër të hyrjes në Ukrainë të një autokolone humanitare ruse pa miratimin e Kievit, që e cilësoi si pushtim.
Këshilli do të mblidhet me kërkesë të Lituanisë për të diskutuar në lidhje me hyrjen e kamionëve rusë në Ukrainë, denoncuar nga Bashkimi Evropian si një shkelje e hapur e kufirit mes dy vendeve.
"Shqetësimi është i madh sepse deri tani as pala ukrainase as Kryqi i Kuq nuk dinë se çfarë përmban kjo autokolonë", konfirmoi ministri ukrainas i Punëve të Jashtme në një letër dërguar anëtarëve të Këshillit të Sigurimit.
SHBA dhe vendet evropiane i kanë kërkuar Moskës të punojë me autoritetet ukrainase dhe Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për kontrollin e kësaj autokolone humanitare.
"Zyrtarët ukrainas janë penguar të inpektojnë kamionët", ka theksuar Ministria ukrainase e Punëve të Jashtme./
/ec/
/Shqiptarja.com