SHBA – Ki-Moon: Izraeli dhe palestinezët duhet të bëjnë ”kompromise të vështira”

KOMBET E BASHKUARA  - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon i kërkoi sot Izraelit dhe palestinezëve të ndërpresin veprimet e njëanshme që rrisin tensionet dhe të bëjnë "kompromise të vështira" për t'i dhënë fund konfliktit.
Ban Ki-moon u shpreh pas rikthimit nga një vizitë në Lindjen e Mesme ku ka mundur të konstatojë vetë përmasat e mëdha të shkatërrimit në Gaza pas 50 ditëve luftë mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit.
"Drejtuesit e dy palëve duhet të kapërcejnë mosmarrëveshjet dhe të kundërshtojnë iniciativat e njëanshme që shërbejnë për të rritur mosbesimin dhe polarizimin", deklaroi ai./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?