SHBA, koalicion ndërkombëtar për të mbrojtur anijet naftëmbajtëse

SHBA, koalicion ndërkombëtar për të mbrojtur anijet naftëmbajtëse

Washingtoni dëshiron të krijojë një koalicion ndërkombëtar për të mbrojtur anijet naftëmbajtëse

Pas sulmeve të fundit në Ngushticën e Hormuzit, njëzet vende mund të garantojnë siguri në ujërat para Iranit dhe Jemenit. SHBA do të siguronin anije për kontroll dhe komandën, ndërsa të tjerët do të siguronin anije për patrullime.

Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të krijojnë një koalicion ushtarak ndërkombëtar për të mbrojtur ujërat para Iranit dhe Jemenit pas sulmeve të fundit mbi dy tankera të naftës: tha gjenerali i marinës Joseph Dunford.

Iniciativa synon "sigurimin e lirisë së lundrimit" në rajon, tha Dunford, duke theksuar se ka bisedime të vazhdueshme midis SHBA dhe një numri vendesh që kanë "vullnet politik" për të mbështetur planin.

"Ndoshta në dy javët e ardhshme do të identifikojmë cilat vende kanë vullnetin politik për të mbështetur këtë nismë dhe pastaj do të punojmë drejtpërdrejtë me forcat e armatosura".

Muajin e kaluar, Washingtoni akuzoi Iranin për sulmin ndaj dy tankerave të naftës përpara Ngushticës së Hormuzit, një akuzë që Irani e refuzoi.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK