SHBA, konfirmohet rasti i 63 me koronavirus, zyrtarët mjeksorë: Virusi mund të jetë përhapur në komunitet

SHBA, konfirmohet rasti i 63 me koronavirus, zyrtarët mjeksorë: Virusi mund të jetë përhapur në komunitet

1582959841_15829563991f31443523df4a2f8198ade671be5183.jpg

Shënohet rasti i 63-të i infektuar me koronavirus këtë të premte në Santa Clara County, California. Departamenti i shëndetit publik të qarkut bën me dije se ky është rasti i dytë i SHBA me origjinë të panjohur.

Individi i diagnostikuar është një grua e moshuar, e cila vuan nga një sëmundje kronike. Sipas autoriteteve shëndetësore, pacientja ishte shtruar në spital për një sëmundje të frymëmarrjes.

Mjeku i gruas kontaktoi departamentin e shëndetit për të diskutuar rastin dhe për të kërkuar testimin për koronavirus, çka rezultoi pozitiv. Departamenti është duke punuar për të identifikuar personat me të cilët ka kontaktuar e moshuara para se të karantifikohej, me qëllim izolimin e tyre për të penguar përhapjen e virusit.

"Ky rast i ri tregon se ka prova të transmetimit në komunitet, por masa ende nuk është e qartë," tha Dr. Sara Cody, drejtoresha e departamentit të shëndetit në Santa Clara County. "E kuptoj se kjo mund të jetë shqetësuese për të dëgjuar, por kjo është ajo për të cilën jemi përgatitur. Tani duhet të fillojmë të ndërmarrim veprime shtesë për të ngadalësuar përhapjen e sëmundjes", ka shtuar më tej ajo.


Lajmi kryesor:

Shënohet vdekja e parë nga koronavirusi në SHBA/ Italia masa kufizuese edhe këtë javë, shkollat të përfshira. Paniku, zbrazen supermarketet në Gjermani


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona