SHBA konfiskon një aeroplan të qeverisë së Venezuelës në Republikën Dominikane

SHBA konfiskon një aeroplan të qeverisë së Venezuelës në Republikën Dominikane

Marco Rubio

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbikëqyri të enjten konfiskimin e një avioni të qeverisë së Venezuelës në Republikën Dominikane. Përmes një deklarate departamenti i Shtetit tha se konfiskimi i aeroplanit kishte baza ligjore që lidhen me shkeljen e sanksioneve amerikane, kontrollet e eksportit dhe pastrimin e parave nga qeveria e Venezuelës. 

Ky është avioni dytë venezuelian që konfiskohet nga Shtetet e Bashkuara në Republikën Dominikane gjatë muajve të fundit. Në ndalesën e fundi të turneut në Amerikën Latine, Sekretari Rubio ndoqi të enjten një zyrtar të Departamentit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara ndërsa vendosi dokumentin e sekuestrimit zyrtar të avionit, i cili ndodhej në Santa Domingo për mirëmbajtje.

Departamenti i Shtetit tha se drejtues të lartë të qeverisë së Presidentit venezuelian Nicolas Maduro e kishin përdorur avionin e tipit ‘Dassaul Falcon 200’ për të shkuar në Greqi, Turqi, Rusi, Nikaragua dhe Kubë.

Gjatë kohës që shërbeu në Senatin e Shteteve të Bashkuara, zoti Rubio, djalë emigrantësh kubanë, ishte mbrojtës i zjarrtë i sanksioneve të ashpra ndaj qeverisë së Maduros, një aleat i ngushtë i qeverisë komuniste në Kubë.

Sekretari Rubio tha këtë javë se Shtetet e Bashkuara nuk e njohin Maduron si udhëheqës legjitim të Venezuelës. Muajin e kaluar, Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i Presidentit Donald Trump, u takua me zotin Maduro për bisedime dhe u largua nga Karakasi me gjashtë amerikanë që ishin arrestuar në Venezuelë.

Ai gjithashtu i ka kërkuar Venezuelës që të pranojë shtetasit e saj që do të dëbohen nga Shtetet e Bashkuara. Fitorja e zgjedhjeve të korrikut 2024 nga zoti Maduro është kundërshtuar nga opozita, vëzhguesit ndërkombëtarë dhe shumë vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara./Reuters

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit