UASHINGTON - Kongresi amerikan reagoi dje ndaj zgjatjes së bisedimeve mbi programin bërthamor iranian, mdaje disa parlamentarë kërkojnë vednosjen e sanksioneve të reja kundër Teheranit.
"Më shumë se kurr, është e rëndësishme që Kongresi të imponojë sanksione që nuk do t'i japin zgjedhje tjetër mollahëve iraninë veç se të çmontojnë programin bërthamor të jashtligjshëm. Nuk bëhet fjalë që kongresi t'i japë më shumë kohë Iranit për t'u pajisur me bombën bërthamore", deklaroi senatori republikan Mark Kirk.
Mark Kirk dhe senatori demokrat, Robert Menendez, drejtojnë komisionin e Punëve të Jashtme, punojnë bashkë që prej vitit 2011 për të paraqitur në Senat sanksione të reja ekonomike kundër Teheranit.
Propozimi i tyre, që imponon sanksione të reja në rast dështimi të negociatve ndërkombëtare, është bllokuar që prej fundit 2013 nga aleatët demokratë të Barack Obamas në Senat.
Republikani, Ed Royce, president i komisionit të Punëve të Jashtme i dhomës së përfaqësuesve, vlerëson se Barack Obama duhet të imponojë sanksione të reja kundër Republikës Islamike që të shërbejnë si shtyësë në negociata./ATSH/