SHBA, Konventa e Demokratëve
Klinton: Votoni Obamën

SHBA, Konventa e Demokratëve<br />Klinton: Votoni Obamën
Bill Klinton ftoi qartazi amerikanët të bëjnë zgjedhjen e duhur duke i dhënë Barack Obamës një tjetër mandat si President i Shteteve të Bashkuara.

 Në ditën e dytë të Konventës Kombëtare të Partisë Demokratike në Charlotte të Karolinës së Veriut, ish Presidenti u prit me ovacione të shumta në sallë ndërsa ishte ftuar për të nominuar Obamën si kandidatin zyrtar të demokratëve përballë rivalit republikan Mitt Romney. "Jemi këtu për të nominuar një President dhe unë e kam një të tillë në mendje", tha Klinton. Ai u kërkoi votuesve të mbështesin Obamën në zgjedhjet e nëntorit duke insistuar se ai është zgjidhja për situatën ekonomike dhe jo rivali Romney. Klinton vuri në dukje se Obama e mori vendin me një ekonomi të shkatërruar dhe nisi të punonte në rrugën e rindërtimit drejt një ekonomie më të mirëbalancuar që do të prodhojë miliona vende të reja pune dhe biznes konkurues. "Megjithëse shpesh kam mosmarrëveshje me republikanët, unë kurrë nuk i kam urryer ata në atë mënyrë që e djathta ekstreme, e cila tani kontrollon partinë e tyre, duket se urren Presidentin Obama dhe demokratët”, u shpeh Klinton që kujtoi se kur ishte guvernator ai vet bashkëpunonte me presidentin e atëhershëm Reagan për reformën e ndihmës së papunësisë si dhe me presidentin George Bush për çështjet e arsimit.

Klinton mbrojti planin e Obamës për kujdesin shëndetësor dhe paraqiti argumentin se përse, sipas tij, plani i presidentit për pakësimin e borxhit është më i mirë se sa ai i kandidatit republikan Mitt Romney. "Një ndër arsyet kryesore se përse Amerika duhet të rizgjedhë Presidentin Obama është se ai vazhdon të jetë për bashkëpunimin. Ai emëroi republikanë në postet e sekretarëve të mbrojtjes, të këmbësorisë dhe të transportit. Ai emëroi një nënpresident i cili kandidoi kundër tij në vitin 2008", insistoi Klinton. Pas fjalimit, në skenë atij ju bashkua edhe Presidenti Obama i cili u shfaq për herë të parë në konventë përpara delegatëve. Obama, formalisht do të pranojë garën për President të enjten mbrëma kur edhe do të mbajë fjalimin e rastit.
(dm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social