SHBA: Kritika Shqipërisë e Kosovës
për menaxhimin e "Preshevës"
Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët në mosmarrëveshjen lidhur me monumentin në Preshevë që të vazhdojnë të kërkojnë një zgjidhje. Kështu ka deklaruar ambasadori amerikan pranë OSBE-së, në lidhje me heqjen e lapidarit të UÇPMB në Preshevë.
VIENE - Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët në mosmarrëveshjen lidhur me monumentin në Preshevë që të vazhdojnë të kërkojnë një zgjidhje. Kështu ka deklaruar ambasadori amerikan pranë
OSBE-së, Ian Kelly në lidhje me heqjen e lapidarit të UÇPMB-së nga forcat e xhandarmërisë serbe nga Lugina e Preshevës.
“Vazhdojmë të mbështesim punën e Misionit të OSBE-së në Serbi në përpjekjet e tij për të lehtësuar dialogun midis Qeverisë së Serbisë dhe komunitetit shqiptar në Serbinë Jugore”, u shpreh Kelly përpara Këshillit të Përhershëm në Vienë.
Ambasadori dënon me forcë “aktet e vandalizmit dhe dhunës që kanë vënë në shënjestër komunitetin serb në Kosovë në përgjigje të një vendimi të marrë në Beograd lidhur me një monument në Serbi”.
“I bëjmë thirrje autoriteteve në Kosovë që t’i hetojnë këto krime dhe të parandalojnë akte të mëtejshme të jashtëligjshme ndëshkimi”, tha ambasadori amerikan pranë OSBE-së.
Apeli i ambasadorit drejtohet edhe ndaj Shqipërisë, në lidhje me protestat që janë zhvilluar në Tiranë para ambasadës serbe ku kërkohet largimi i saj. Sipas ambasadorit Ian Kelly zgjidhja e kësaj çështjeje nuk duhet të vijë përmes përgjigjeve jo paqësore.
“Nxisim të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin deklarata apo veprime që do të rrisnin tensionet. Nxisim njerëzit në Kosovë dhe Shqipëri që të ushtrojnë përmbajtje në protestat e tyre dhe të mbështesin një zgjidhje paqësore të kësaj çështjeje. Çështje të tilla nuk duhet të ngrihen në nivelin e përgjigjeve që po shohim aktualisht. Ato shmangin më tej vëmendjen prej çështjeve të mirëfillta shqetësuese që duhen zgjidhur në Ballkan, çështje që kërkojnë përpjekje, kompromise, dhe dialog të përbashkët”, tha ambasadori.
Në përfundim të deklaratës ambasadori shprehet se “Qeveria e Serbisë dhe përfaqësues të komuniteteve vendore në Serbinë jugore duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive me njëri-tjetrin për të trajtuar sfidat ekonomike, sociale, dhe politike me të cilat përballet zona. Për pasojë, nxisim të gjitha palët që të vazhdojnë të punojnë për të gjetur një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme, me ndihmën e Misionit të OSBE-së, në mënyrë që t’i kthehen trajtimit të çështjeve më të gjera”.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.6%
-
Jo
21.9%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 2509
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15