SHBA - Dita e tretë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork për Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ka qënë mjaft intensive. Rama është takuar, veç të tjerave, me tre Presidentë shtetesh, ku dy prej tyre, ata të Bullgarisë dhe Kroacisë i kanë afruar mbështetje për statusin kandidat në BE.
Në takimet e veçanta të zhvilluara me Presidentin e Bullgarisë, Rosen Plevneliev dhe me Presidentin e Kroacisë, Ivo Josipoviç, bisedimet u përqendruan më shumë në integrimin evropian të Shqipërisë, ku të dy ata e siguruan Kryeministrin Rama për mbështetjen e plotë që këto dy vende do t'i japin Shqipërisë në marrjen e statusit të vendit kandidat në BE në dhjetor.
Një takim është zhvilluar edhe me Presidentin e Turqisë Abdullah Gyl, në të cilin Rama ka nënvizuar edhe njëherë partneritetin strategjik mes dy vendeve, nxitjen e mëtejshme të marrëdhënieve tregtare mes Shqipërisë dhe Turqisë, por sidomos, për ndihmën që pala turke mund t'i afrojë Shqipërisë në fushën e shëndetësisë.
Një takim i katërt u zhvillua sot ndërmjet Kryeministrit Rama dhe homologut të tij malazez, Gjukanoviç, takim që u përqendrua në bashkëpunimin rajonal në dy fusha: studimin e mundësisë për degëzimin e rrjetit të TAP drejt Kosovës dhe Malit të Zi, si edhe krijimit të një projekti të përbashkët për ndërtimin e një autostrade që do të kalonte nga Kroacia drejt Malit të Zi e Shqipërisë, për të lidhur bregdetin Adriatik me atë Jon.
Takimi i pestë i Ramës ishte ai me Drejtoreshën e Përgjithshme të PNUD-it, znj. Helen Clark, që u përqendrua kryesisht në mundësitë e reja që marrja e statusit të vendit kandidat do të hapte për Shqipërinë, duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm. Në këtë këndvështrim, Kryeministri Rama kërkoi mbështetjen e vazhdueshme të PNUD-it për vendin tonë, sidomos në ngritjen e kapaciteteve të administratës dhe burimeve njerëzore, për të qenë plotësisht të përgatitur në raport me sfidat dhe detyrimet e reja që Shqipëria pritet të ketë shumë shpejt ndaj Bashkimit Evropian.
(Në foto: Kryeministri Rama me Kryeministrin Gjukanoviç)
(Në foto: Rama me Drejtoren e Përgjithshme të PNUD)Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
33.2%
-
Jo
62.8%
-
Deri diku
4%
Vota total: 374
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Të rinjtë nga Gostivari në Tiranë për Paradën e shqiptarëve
28 Nëntor, 12:41
-
NBA/ Humbje për Cleveland dhe Golden State, Lakers rikthehen te fitorja! Oklahoma kryeson në Perëndim
28 Nëntor, 12:34
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Spiropali: Frymëzohemi ta çojmë flamurin e Kastriotëve në BE dhe të bëhemi yll i shtuar në flamurin e familjes Europiane
28 Nëntor, 12:25
-
Parada e shqiptarëve në Tiranë/ Kryetari i shoqatës ‘Vatra’ në Turqi: Jemi 100% shqiptarë
28 Nëntor, 12:20
-
112 vite Pavarësi, flamujt kuqezi valëviten kudo, festime në të gjithë Shqipërinë
28 Nëntor, 12:18
-
Izraeli: Armëpushimi me Hezbollahun është dhunuar! Goditen tre qytete në juglindjen e Libanit
28 Nëntor, 12:16
-
Itali/ Gjendet i vdekur me plumb në kokë krahu i djathtë i ‘Zotit të drogës’ Elvis Demçe! ‘Chiapa’ ishte mik i shqiptarit, ja çfarë dyshohet
28 Nëntor, 12:15
-
Vrasja e Martin Canit/ Policia: Mos hidhni më dyshime të pabaza, s’ka autor të dytë! Po synohet nxitja e pasigurisë te qytetarët
28 Nëntor, 12:12
-
112 vite Pavarësi/ Parada e shqiptarëve në Tiranë
28 Nëntor, 12:10
-
112-vjetori i Pavarësisë, Berisha: Gëzuar festën e festave! 'Pashiqi i Tiranës' komploton ditë e natë me Beogradin kundër Kosovës
28 Nëntor, 12:03
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Kryebashkiaku i Nju Jorkut uron shqiptarët: Do jemi gjithmonë krah njëri-tjetrit! Djali më thotë do jetoj në Shqipëri
28 Nëntor, 11:59
-
Ndeshja delikate në Ballsh, Thomas Brdaric: Na duhet disiplinë, Vllaznia luan për tri pikë! Kemi mungesa
28 Nëntor, 11:55