Dhjetëra militantë të ISIS në Jemen janë vrarë nga një sulm ajrorë i kryer nga Shtetet e Bashkuara kundër Shtetit Islamik. Lajmi është bërë i ditur nga Pentagoni, ndërsa ky është sulmi i parë ajrorë i SHBA kundër Shtetit Islamik në Jemen.
/Shqiptarja.com
“Sulmet kanë minuar përpjekjet e organizatës për të stërvitur luftëtarë të rinj. ISIS ka përdorur territore jashtë kontrollit të Jemenit për të planifikuar, drejtuar, frymëzuar dhe rekrutuar anëtarët e tij për sulme terroriste kundër Amerikës dhe aleatëve të saj në të gjithë botën. Për vite të tëra Jemeni ka qenë një vatër për terroristët”, thuhet në komunikatën e Pentagonit.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com








