SHBA, kufizimet e rrepta për koronavirusin po japin rezultat

SHBA, kufizimet e rrepta për koronavirusin po japin rezultat

Ndërsa në SHBA numri i të vdekurve nga koronavirusi ka vazhduar të rritet, shtrimet në spital dhe tregues të tjerë janë duke u ulur, një shenjë që tregon se kufizimet drastike të distancimit fizik të vendosura në 42 nga 50 shtetet amerikane po funksionojnë.

Një model i ri parashikimesh i Universitetit të Uashingtonit që citohet shpesh nga zyrtarët e shëndetit publik dhe nga Shtëpia e Bardhë, tregon se virusi në SHBA do të shkaktojë 60,308 vdekje deri më 4 gusht, ose 12 përqind më pak se një parashikim i bërë në fillim të javës së shkuar.

"Po shohim se shifrat po bien, sepse disa qeveri lokale dhe po ashtu shumë individë kudo në vend, po zbatojnë masat për të mbrojtur familjet e tyre, fqinjët, miqtë dhe bashkëpuntorët duke zvogëluar kontaktin fizik," tha Christopher Murray, drejtor i Institutit për Statistikat dhe Vlerësimet Shëndetësore në këtë universitet.

Instituti tha se shtetet me shkallë të ulët vdekjesh, si Vermonti, Virxhinia Perëndimore, Montana dhe Hawaii, mund të zbutin disa kufizime më 4 maj, për sa kohë që vazhdojnë të kufizojnë tubimet sociale.

Sipas institutit, shteteve që zbutin masat e qëndrimit në shtëpi u kërkohet gjithashtu të fillojnë testime në shkallë të gjerë për infeksionet dhe për të izoluar cilindo që teston pozitiv, duke gjurmuar kontaktet e ngushta të tyre dhe duke i izoluar ata.

Shtete të tjera me popullsi kryesisht rurale ose me popullsi të rrallë, si Ajova, Dakota e Veriut dhe e Jugut, Nebraska, Juta, Arkansas, dhe Oklahoma, mund të duhet të presin deri në fund të qershorit ose në fillim të korrikut, tha instituti, i cili rekomandon që shtetet të rihapen vetëm nëse kanë shkallë infeksioni më pak se një në 1 milion.

Parashikimi i fundit për herë të parë përfshin të dhënat e telefonëve celularë që tregojnë se njerëzit filluan të kishin më pak kontakte me njëri-tjetrin më herët sesa supozohej më parë, veçanërisht në Jug.

Përditësimi i fundit i modelit të Universitetit të Uashingtonit vjen ndërkohë që numri i infeksioneve me COVID-19 në SHBA e kaloi shifrën 700 mijë. Në të njëjtën kohë, numri i vdekjeve është më shumë se 37 mijë. Shteti i Nju Jorkut ka gati gjysmën e vdekjeve./VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • NYC emigrant: 19/04/2020 14:07

    Edhe nje jave cdo gje do normalizohet shume shpejt rastet po zbresin me shpejtesi coma tha kete MENGJES se akoma do VAZHDOJNE kufizimet mund te ndalet Per nje jave subway per dizinfektim nuk ka kufizime si ne shqiperi me ed ramen kerkohet distanca dhe maska dy gjera shume te rendesishme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?