SHBA: Kujdes në Pogradec
nga protesta e myslimanëve

TIRANE- Liga e Imamëve Shqiptarë ka aplikuar për një leje në policinë e shtetit në Shqipëri për të mbajtur një demostratë publike në qytetin e Pogradecit ditën e nesërme, 19 shtator 2012. Qëllimi i cituar për këtë event, i skeduluar të mbahet nga ora 5 pasdite deri në 5.30 përpara hollit të Kinemasë, është për të protestuar për filmin kontroversal.

Ky është njoftimi që Departamenti Amerikan i shtetit, por edhe faqja zyrtare e ambasadës amerikane në Tiranë kanë bërë publike ditën e djeshme, por pa e dhënë këtë njoftim për mediat. Madje edhe lajmi doli në një orë shumë të vonë, rreth orës 23 të mbrëmjes, ndoshta edhe për të shmangur gjithë atë zhurmë që mund të shkaktohej në Shqipëri, sidomos pas gjithë protestave që kanë filluar në vende të ndryshme të botës, pas shfaqes së filmit "Pafajësia e Myslimanëve".



pogradec, protestaPër shkak të protestave të dhunshme, ambasadori amerikan në Bengazi mbeti i vrarë një javë më parë ndërkohe që shumë ambasada amerikane në gjithë botën kanë qenë pre e sulmeve të shpeshta dhe të dhunshme. Në botën arabe, shumë ambasada kanë tërhequr edhe personelin, për t'i ruajtur nga dhuna e dalë jashtë kontrollit.

Sipas njoftimit të ambasadës amerikane Pogradeci është i vendosur më shumë se 100 kilometra nga Tirana. Ndërkohë që ambasada amerikane u kujton që demostrimet në një qytet apo vend, kanë potencialin për të drejtuar demostrata më të fuqishme në vende që janë rreth këtyre qyteteve apo vendeve.

Por sipas të gjitha të dhënave, pritshmëria e njerëzve në këtë demostratë mund të jetë deri në 50 vetë. Ambasada amerikane në Tiranë i kujton të gjithë se demonstrata të tilla mund të kthehen në të dhunshme dhe të përshkallëzohen edhe në dhunë.

"Ju duhet të shmangni zona të tilla demonstratash dhe të keni kujdes" kujton ambasada amerikane duke i bërë të qartë se këto protesta apo demostrata mund të prekin edhe të tjerët. Dhe sipas njoftimit të ambasadës amerikane mund të prekë edhe arterie të tjera në qytet, në zonën në të cilën ndodh protesta. Demostratat në një qytet mund të kenë potenciale për të drejtuar edhe demokstrata në lokalitete të tjera rreth këtij qyteti apo vendit. Ambasada amerikane u kujton të gjithë qytetarëve dhe shtetasve të vet që të ndërmarrin edhe plane të sigurisë personale. Duhet të shohin se me cilët njerëz janë të rrethuar apo edhe të mbeten të informuar për të rejat. Duhet të kenë sipas ambasadës dhe një nivel të lartë vigjilence dhe të ndërmarrin hapat e duhura për të siguruar sigurinë personale.
"Ne rekomandojmë fuqishëm që qytetarët e USA që udhëtojnë apo janë rezidentë në Shqipëri, të shohin programin e zyrës për udhëtarët që do të japë edhe informacionet më të fundit për sigurinë dhe për të bërë më të thjeshtë për ambasadën e SHBA apo konsullatat afër ambasadave për ndonjë emergjincë. Nëse nuk keni akses në internet duhet të drejtoheni në ambasadën apo konsullatën më të afërt" thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Për këtë aktivitet sipas asaj që duket edhe nga njoftimi ambasada amerikane është vënë në dijeni nga policia e shtetit. Dhe gjatë kohëve të fundit, në ambasadë dhe rreth saj janë përforcuar masat e sigurisë dhe të shërbimeve sekrete. Ndërkohë që një valë e madhe protestash kanë shpërthyer në shumicën e vendeve për filmin e transmetuar. Departamenti amerikan i shtetit ka deklaruar se nuk ka lidhje me prodhimin e këtij filmi dhe ka kërkuar ndalimin e dhunës. Ambasadori amerikan në Tiranë Arvizu në intervistën e djeshme në Ora news ka bërë gjithashtu një përmbledhje të këtyre zhvillimeve.

LIGA E IMAMEVE: DO ORGANIZOJME SIMPOZIUM JO PROTESTE

Nëpërmjet një mesazhi dërguar redaksisë tonë, Shqiptarja.com, pas publikimit të shkrimit të mësipërm, përfaqësues të ligës së imamëve shqiptarë sqarojnë se aktiviteti i sotëm nuk flet për protestë por për një simpozium ku hedh drite mbi figuren e proftetit Muhamed. Madje ata shtojnë se nuk kanë kërkuar as leje në polici pas nuk është nevoja. Shqiptarja.com publikon sot njoftimin që ambasada amerikane hodhi mbrëmë vonë online për qyetarët e saj ku i bën thirrje të bëjnë kujdes. Madje në foton që shoqëron shkrimin është pikërisht ky njoftim i ambasadës së SHBA-së.



(Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë