SHBA - Biznesi rus ka interesa ekonomike në një numër projektesh në Shqipëri, ka thënë sot Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, gjatë një takimi me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, bëjnë të ditur mediat ruse.
Takimi u zhvillua dje, më 26 shtator, në Nju Jork , gjatë sesionit të 68-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së .
"Gjatë takimit, Rama ka informuar në lidhje me synimet e Qeverisë së tij për zhvillimin e gjithanshëm të marrëdhënieve ruso –shqiptare, për të rritur tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik përmes një numri projektesh të infrastrukturës, përdorimit të potencialit të lidhjeve kulturore dhe humanitare.
Një qëndrim i tillë u mbështet fuqimisht nga Lavrov, i cili përvijoi interesin e biznesit rus në një numër projektesh ekonomike në Shqipëri", - njoftoi Ministria e Jashtme ruse.
Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, u diskutuan gjithashtu edhe çështje aktuale ndërkombëtare, duke përfshirë situatën në Ballkan.
Lavrov dhe Rama ranë dakord për futjen e praktikës së konsultimeve të rregullta në mes të Ministrive të Jashtme të të dy vendeve, me theks integrimin evropian.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTOLAJM/ Linda Rama me Mishel Obama