Që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, ka pasur rritje të mëdha në çmimet globale të ushqimit dhe energjisë. Një institut amerikan, Qendra për Zhvillimin Global, paralajmëron se rritja e çmimeve, mund të shtyjë më shumë se 40 milionë njerëz në mbarë botën në "varfëri ekstreme", raportin  BBC.

Organizata tregon veçanërisht se sa i rëndësishëm është rajoni ish-sovjetik për tregtinë bujqësore. Rusia dhe Ukraina prodhojnë 29% të grurit në botë. Rusia dhe Bjellorusia përbëjnë një të gjashtën e plehrave në botë. Ndikimi i këtyre goditjeve do të ndihet gjerësisht, thotë grupi i ekspertëve, por do të godasë vendet më të varfra në mënyrë disproporcionale.

Prandaj, ekspertët rekomandojnë që prodhuesit e grurit - përfshirë në G20 - t'i mbajnë tregjet e tyre të hapura dhe pa sanksione, ndërsa qeveritë dhe agjencitë ndërkombëtare duhet të "veprojnë shpejt dhe bujarisht" për të mbështetur nevojat humanitare.


Lajmi kryesor:

Boris Johnson: Putin si tregtar droge i varur nga gazi i tij! Luftimet në rrugët e Mariupol pengojnë shpëtimin e të mbijetuarve në teatrin e bombarduar! Kievi thirrje Kinës: Dënoni këtë barbarizëm