Ambasada amerikane në Tiranë mbështet projektin për njohjen e vajtit të ullirit shqiptar në rang botëror.
Paul Vossen, një ekspert i njohur i amerikan i ullinjve dhe vajit të ullirit nga Kalifornia, po viziton Shqipërinë dhe do të trajnojë panelin shqiptar të degustimit që të njihet nga ndërkombëtarët.
"Projekti më i fundit i ambasadës amerikane do të prekë zemrat - dhe stomakun - e të gjithë shqiptarëve: të ndihmojë që vaji i ullirit shqiptar të marrë çertifikatë botërore", thekson ambasada e SHBA-se në një postim të saj në rrjetin social "Facebook".
Për të përkrahur këtë sipërmarrje, ambasada po mbështet vizitën e Paul Vossen.
Këtë javë, ai do të vizitojë 11 prodhues të ndryshëm vaji në Tiranë, Durrës, Berat, Fier, Vlorë dhe në disa komunitete të bregdetit jugor, për të vëzhguar teknikën e prodhimit të vajit të ullirit, si dhe për të sugjeruar mënyra për përmirësimin e prodhimit, cilësisë dhe shijes.
Në 2013 Shqipëria renditej e 10-ta në botë për prodhimin e vajit të ullirit dhe Vossen është duke këshilluar kultivuesit e ullinjve dhe prodhuesit e vajit se si të rrisin prodhimin e ullinjve. /atsh/