SHBA – Deputeti i LSI-së Luan Rama, njëkohësisht anëtar i Komisionit të Sigurisë është takuar sot në Departamentin Amerikan të Shtetit me Drejtorin e Zyrës për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore.

Rama ka deklaruar se “partneriteti me SHBA-në mbetet strategjik dhe fondamental për Shqipërinë”.

Moore nga ana a tij ka përforcuar faktin se “e mbështesim Shqipërinë në rrugën e reformave, veçanërisht në atë në drejtësi dhe në reformën territoriale. Gjithashtu,  e vlerësojmë shumë kontributin e Shqipërisë në NATO.”

Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)