SHBA vijon të ketë numrin më të lartë në botë të të infektuarve dhe atyre që kanë humbur jetën si pasojë e pandemisë. Deri sot në SHBA rezultojnë mbi 162 mijë të vdekur nga COVID-19.
Numri i të infektuarve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka arritur në më shumë se 5 milionë që prej fillimit të pandemisë, sipas të dhënave të gazetës “New York Times”.
Institucionet shëndetësore shprehen se nëse 95 % e amerikanëve do të mbanin maska, do të shpëtoheshin më shumë se 66 mijë jetë njerëzisht.
Presidenti Trump ofroi një qasje më optimiste, duke thënë se ishte e mundur që Shtetet e Bashkuara të kishin një vaksinë kundër koronavirusit deri për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.