TRIPOLI - Përshkallëzimi i dhunës në kryeqytetin e Libisë ka bërë që Shtetet e Bashkuara të mbyllin ambasadën e saj në Tripoli duke evakuuar stafin drejt Tunizisë në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Zyrtarët amerikanë thonë se kjo është një zhvendosje e përkohshme deri sa të përmirësohet siguria në vend. Të njëjtin shqetësim e ka shprehur nga Franca edhe sekretari amerikan i shtetit, John Kerry i cili tha se ka patur një rrezik potencial për sigurinë e stafit të ambasadës për shkak të lutimeve të ashpra midis grupeve të armatosura në afërsi të ambasadës amerikane në Tripoli.

Ndërkaq, Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje shtetasve të tij të mos shkojnë në Libi. Kjo është hera e dytë në tre vjet që SHBA vendos të mbyllë ambasadën për shkak të dhunës së vazhdueshme në Libi.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)