SHBA, mbyllja e fushatës 
apeli i fundit i dy kandidatëve 

SHBA, mbyllja e fushatës <br />apeli i fundit i dy kandidatëve 
Fushatës së gjatë për kreun e Shtëpisë së Bardhë i erdhi fundi e tashmë çdo gjë e kanë në dorë votuesit. Ndërsa kandidatët Hillary Clinton dhe Donald Trump e mbyllën fushatën me shpresën se arritën të bindin të gjithë mbështetësit.

Ish-sekretarja e shtetit në përpjekjen finale mori mbështetjen e presidentit Obama i cili së bashku me të shoqen Michelle morën pjesë në fushatën përmbyllëse në Filadelfia.

Edhe rivali Donald Trump e mbylli garën po në këtë shtet.

“Ne do të bëjmë historinë” u shpreh Clinton përballë 40 mijë të pranishmëve. Së bashku me të krahas çiftit Obama ishte dhe bashkëshorti Bill dhe vajza e saj Chelsea.

''Trump është një minë dhe këto zgjedhje janë një test për të ardhmen” shtoi demokratja duke u shprehur e sigurt se do të jetë ajo presidentja e ardhshme.

Në mbështetje të kandidates u shfaqën edhe këngëtarë të famshëm si Bon Jovi, Madonna e cila madje dhuroi një koncert në Washington ku i ftonte amerikanët të votonin Clinton.

E sa i përket kandidatit republikan, ai mbërriti në Scranton të Filadelfias me një avion dhe me një banderolë ku shkruhej “ Shpëtoni Amerikën, votoni Trump” .

“Hillary është fytyra e dështimit shihni sec bëri me emailet, është e korruptuar. Shfaqja e saj me yjet e muzikës poshtëron procesin politik” u shpreh manjati.

Në fjalimin e fundit republikani përsëriti premtimet tij me të njëtën gjuhë politike që ka karakterizuar të gjithë fushatën e tij.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!