SHBA, mediat: Gjykata për UÇK
e ngjashme me Tribunalin e Hagës
Mjetet amerikane të informimit dhe organizata joqeveritare kanë njoftuar për miratimin nga ana e Kuvendit të Kosovës të Gjykatës se Posaçme për gjykimin e krimeve të Luftës.
SHBA- Mjetet amerikane të informimit dhe organizata joqeveritare kanë njoftuar për miratimin nga ana e Kuvendit të Kosovës të Gjykatës se Posaçme për gjykimin e krimeve të Luftës.
“Gjykata do të jetë me bazë në Kosovë, mirëpo shumica e punës do të bëhet në Holandë”, shkruan portali ligjor ‘Jurist’. Duke folur më tej rreth punës së gjykatës thuhet se ajo do të jetë e ‘ngjashme me operacionet e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës ish Jugosllavinë në Hagë’.
“Gjykata do të drejtohet nga gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë, për shkak se besohet që kryengritësit gjatë konfliktit në Kosovë mund të kenë vrarë rreth 400 civilë”, thuhet më tej në njoftimin e Jurist me seli në Pittsburg.
“Shpresohet gjithandej se gjykata e re e cila do të gjykojë kryesisht kosovarët përgjegjës për krimet të luftës, do të ndikojë edhe më shumë në pajtimin e të dy vendeve”, theksonte kanali amerikan, ABC.
Për të bërë gjykatën operacionale me një dhomë të veçantë jashtë vendit, Kuvendi duhet të miratojë statutin e gjykatës dhe disa ndryshime të tjera ligjore dhe kushtetuese. Këto ndryshime urgjente pritet t’i bëj Kuvendi i ri i që do të formohet pas zgjedhjeve që gjithashtu pritet mbahen në maj,” thuhej në një kumtesën e Human Rights Watch.
"Ne shpresojmë që Kuvendi i ardhshëm do të bëjë këto ndryshime dhe të tregojë se Kosova udhëhiqet nga parimet e drejtësisë dhe të sundimit të ligjit," theksonte organizata për të drejtat e njeriut.
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
27.6%
-
Njësoj
15.9%
-
Më keq
56.6%
Vota total: 4621
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eliminimi nga CL/ Orges Shehi 'sms' klubit: Duhet ndërhyrje në merkato, peng ndeshja e parë
1 Gusht, 22:50
-
'Lojtarët gabuan', Edlir Tetova pas eliminimit nga CL: Egnatia ishte në presion, s'e di pse
1 Gusht, 22:38
-
Si funksionoi në praktikë këmbimi i të burgosurve mes SHBA-së dhe Rusisë
1 Gusht, 22:32
-
Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit
1 Gusht, 22:11
-
Këshilltari i Vjosa Osmanit tregon çfarë ndodhi në aeroport: Pala maqedonase mori çantën personale të presidentes, por telefoni nuk u dorëzua
1 Gusht, 21:59
-
Futbolli shqiptar dështim në Evropë, Egnatia dhe Partizani eliminohen nga Conference League
1 Gusht, 21:58
-
Incidenti i presidentes Osmani në aeroportin e Shkupit, zv.kryeministri i Maqedonisë: Ishte keqkuptim
1 Gusht, 21:36
-
Arrestimi i kryeprokurorit të Vlorës, Gazment Bardhi sulmon SPAK: Drejtësi selektive, fsheh përfshirjen e Ballës
1 Gusht, 21:22
-
'Dhunohet' Vjosa Osmani, sigurimi i Aeroportit të Shkupit tenton t'i marr celularin! Presidenca: E paprecedente
1 Gusht, 21:22
-
Spektakël në SHBA, Milani mposht minimalisht Real Madridin
1 Gusht, 21:08
-
Aksident në aksin Levan-Tepelenë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal! Humb jetën shoferi
1 Gusht, 21:03
-
Nikoll Lesi: Fiksimi i Edi Ramës dhe pse Berisha mbetet Sali
1 Gusht, 20:59