SHBA, mediat kritike ndaj Trump nuk
lejohen në konferencën për shtyp

SHBA, mediat kritike ndaj Trump nuk<br />lejohen në konferencën për shtyp
SHBA-Shtëpia e Bardhë u vu në shënjestër  të kritikave të ashpra, pasi nuk lejojë një disa media të merrnin pjesë në seancën  e përditshme pyetje-përgjigje të sekretarit për shtypit, Sean Spicer.

Ndërkohë ajo që ra në sy, ishte se të gjitha mediat e ndaluara ishin mediat të cilat kanë një qëndrim kritik ndaj presidentit Trump si CNN dhe Neë York Times.

Nga ana tjetër kishte edhe nga ato organizata mediatike si Associated Press, të cilat edhe u ishte dhënë mundësia për të ndjekur takimin me gazetarët, refuzuan të merrnin pjesë në  shenjë solidariteti me organizatat mediatike të cilat u përjashtuan.

Vet presidenti Donald Trump, shpesh herë i ka cilësuar disa media si jo të ndershme dhe i ka akuzuar ato për publikim të lajmeve të rreme. Ndërsa javën e kaluar në një koment në Tëitter, Trump përfshiu organizatat mediatike si New York Times, NBC, ABC, CBS, CNN, në një listë duke i quajtur “armike të popullit”.

Grupi i mediave 'të dëbuara' ka reaguar ndaj këtij veprimi duke kritikuar vendimin e Shtëpisë së Bardhë.

Ndërsa një nga të përjashtuarir prestigjizoja New York Time u shpreh se masa ishte një fyerje ndaj idealeve të demokracisë.
 

Redaksia Online
D.T/e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë