E gjithë vemendja është përqendruar tek tensioni midis SHBA-së dhe Koresë Veriut, por Donald Trump punon edhe anë të tjera, po fillon punimet për ndërtimin e murit rrethues me Meksikën.

Me këtë fakt duket se Donald Trump e ka patur seriozisht idenë e tij për të ndërtuar një mur të lartë përgjatë vijës kufitare me Meksikën dhe nuk mbeti një premtim elektoral.

Qeveria federale tha se kontraktorët filluan ndërtimin e tetë modeleve të propozuara në kufirin me Meksikën, me urdhër të vetë Presidentit, Donald Trump .

Ndërtimi në San Diego filloi tre muaj me vonesë pasi kontraktorët që nuk fituan kontratën protestuan.

Procesi i ndërtimit do të zgjasë rreth 30 ditë, tha Dogana dhe Mbrojtja Kufitare.