Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump do të zhvilloj një turne në disa vende afrikane. Vendet që do vizitojë janë Ghana, Malawi, Kenya dhe Egypt.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se vizita e saj do të përqendrohet në çështje si: kujdesi për nënat dhe të porsalindurit nëpër spitale, arsimimi i fëmijëve, kulturën dhe historinë e veçantë të secilit prej vendeve afrikane dhe si po i ndihmojnë Shtetet e Bashkuara këto vende, në përpjekjet e tyre të zhvillimit, përmes Agjencisë Amerikane të Zhvillimit Ndërkombëtar, USAID.
Melania Trump e deklaroi turneun e saj afrikan në një pritje në Kombet e Bashkuara. Mirëpo ky është udhëtimi i saj i parë vetëm që udhëton jashtë vendit.
Zonjat e Para është shprehur se shpresojnë që homologia e tyre amerikane do të gjejë mënyra për të prekur problemet me të cilat përballet Afrika, kur ajo të vizitojë kontinentin.